Zëvendësuesi i sheqerit me zero kalori lidhet me atakun në zemër dhe goditjen në tru

Feb 28, 2023 | 10:12
SHPËRNDAJE

Një zëvendësues i sheqerit i quajtur eritritol është i lidhur me goditjet në tru, atakun në zemër dhe vdekjen, sipas një studimi të ri.

sheqer

Njerëzit që vuajnë nga sëmundje si diabeti, kanë dy herë më shumë gjasa që të përjetonin një atak në zemër ose goditje në tru, nëse kishin nivele më të larta të eritritolit në gjak, sipas studimit të botuar të hënën në revistën Nature Medicine.

Sipas hulumtimeve, eritritoli shkaktonte mpiksje të lehtë të trombociteve të gjakut. Mpiksjet e gjakut mund të shkëputen dhe shkojnë në zemër duke shkaktuar atak në zemër, ose në tru, duke shkaktuar goditje në tru.

“Ekziston rreziku i mpiksjes nga përdorimi i eritritolit”, tha mjeku Andrew Freeman. “Natyrisht, nevojiten më shumë kërkime, por duhet të kufizoni eritritolin në dietën tuaj tani për tani.”

Në përgjigje të studimit, Këshilli i Kontrollit të Kalorive, një shoqatë industrie, tha për CNN se “rezultatet e këtij studimi janë në kundërshtim me dekada kërkime shkencore që tregojnë se ëmbëlsuesit me kalori të reduktuara si eritritoli janë të sigurta, siç dëshmohet nga lejet rregullatore globale për përdorimin e tyre në ushqime dhe pije,” u shpreh Robert Rankin, drejtori ekzekutiv i këshillit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura