Zëvendësi italian i Rejas: Erdhëm te Shqipëria të ndryshojmë mentalitetin, ky lojtar ka potencial të madh

Nov 19, 2019 | 20:28
SHPËRNDAJE

Veç Hamdi Salihit e Ervin Bulkut, në Kombëtaren e Shqipërisë Edi Reja ka edhe një ndihmës italian, i cili është Serxhio Porrini.

porrini reja

Pak mediatik, dhe më shumë i fokusuar tek puna. Gjithsesi, ditën e sotme pas mbylljes së fushatës eliminatore për Europianin me Shqipërinë, ai ka folur për radion e “Tuttomercatoëeb”.

Teksa komenton paraqitjet e Italisë së Mançinit, Porrini ndalet edhe tek puna e tij dhe stafit italian me Rejan në krye te Shqipëria. “Që kur erdhëm në krye të ekipit gjashtë muaj më parë, donim të ndryshonim mentalitetin. Ekipi ka lojtarë të rëndësishëm, ku shumë luajnë në Itali, si Kumbulla që po provon se është potencial i madh. Është ende herët të tregosh se ku mund të transferohet ai, por shoh një lojtar të kujdesshëm në fazën mbrojtësi, me kualitete të mira teknike, dhe të shkëlqyera fizike. Ka gjithçka për të bërë një karrierë të madhe, edhe personalitetin. Me siguri klube të mëdha do i afrohen” – u shpreh Porrini.

edi-reja-1 salihi porrini

Më tej, italiani u ndal të fliste edhe për Hysajn tek Napoli: “Ka luajtur gjithmonë ndeshje të mëdha tek ne, në mesfushën me 5. Po bën mirë dhe shpresoj që të ketë më shumë shanse te Napoli. Gjatë viteve ka treguar vlerat e tij, me Sarrin në stol, por edhe më vonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura