“Zëvendësdrejtori i Doganave, Qibini i dha pistoletën e tij Elton Çiçës”

May 13, 2016 | 0:54
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka postuar në profilin e tij në “Facebook” mesazhin e një personi të paidentifikuar, i cili i thotë se arma e Elton Çiços, të vrarë në lokalin “De Niro” në Tiranë, në fakt ishte e zv/drejtorit të Doganave, Besmir Qibini.

BerishiSMS-ja gjithashtu tregon se Elton Çiço është kushëri i parë me kreun e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Po sipas këtij denoncimi, thuhet se Alban Trimi, oficeri i Policisë që fshehu armën e Çiços është lidhur ngushtë me trafikun e drogës.

SMS-ja

“Pershendetje Zoti Berisha, ne lidhje me ngjarjet e fundit kriminale dhe konkretisht ne lidhje me vrasjen ne zonen e “ish bllokut” dua tju informos se trimat e Saje qorrit, Besmir Qebini duke e pasur shok klase Alban Trimit nderhyn duke e emeruat shef te antidroges per rrethin e Tiranes per te bere te mundur levizjen e lire te trafikut te droges se shokut te tyre te partis Mili. Por meqe skandalet kane dale sheshit e transferojne alban trimin ne komisariat te kuksit. Nuk e kane lene per shume kohe dhe e kane sjell perseri ne tirane me detyren e shefit te krimeve. Per te vazhduar aktivitetin kriminal te droges. Por kesaj rradhe me Elton Cicon kusheriri i pare i Termet Pecit(djale dajo). Pra arrestini i Alban Trimit eshte bere sepse fshehu provat, fshehu pistoleten e viktimes, sepse pistoleta ishte e Besmir Qebinit dhe ja kishte lene Eltonit per vetmbrojtje, dhe keto jane bere te gjitha me urdher te sajmo qorrit. Ju urojme gjithe te mirat nga ishe efektiv policie”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura