“Zëri i tij kumboi në errësirën e komunizmit”, Basha ngushëllon familjen e Sherif Merdanit për ndarjen nga jeta: Një prej artistëve më të spikatur

Aug 29, 2021 | 20:16
SHPËRNDAJE

sherifmerdani

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes së artistit të mirënjohur Sherif Merdanit për ndarjen nga jeta.

Përmes një postimi në Tëitter, Basha shkruan se Merdani ishte nga artistët më të spikatur të brezit të tij dhe zëri i kumboi fort në errësirën e regjimit të burgjeve të komunizmit.

Postimi i Lulzim Bashës:

Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!

Sherif Merdani ndërroi jetë ditën e sotme. Mësohet se ai prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura