“Zëra nga errësira”: 25 libra nga UET-PRESS për kujtesën e diktaturës

Aug 4, 2018 | 16:26
SHPËRNDAJE

“Zëra nga errësira” është libri më i fundit i UET-Press nga gazetarja e njohur Eni Vasili.

Bëhet fjalë për shtatë rrëfime të rëndësishme nga personazhe të jetës së vështirë nën komunizëm.

IMG-20180804-WA0007

Por ky është libri më i fundit i kolanës së Institutit Europian Pashko dhe UET-PRESS.

Bëhet fjalë për 25 libra të publikuar vitet e fundit nga UET-PRESS për kujtesën e diktaturës.

Projekti i Kujtesës ka sjellë libra nga personazhe si Maks Velo, Spartak Ngjela apo Kurt Kola.

Para një jave u publikua libri “Jetë paralele”, një libër që ngjan si triller por që tregon përndjekjen ndaj Maks Velos nga Sigurimi i Shtetit.

Libri shkaktoi shumë bujë në median shqiptare dhe riktheu debatin për çështjen e hapjes së dosjeve.

Ndërkohë qëllimi i UET-PRESS është që të zbardhë historinë e së shkuarës komuniste.

Tre dekada më pas, kjo mbetet një sfidë e vërtetë dhe mjaft e vështirë, sipas protagonistit Maks Velo.

Por këto botime janë një dokument i rëndësishëm i kohës dhe kohërave që do vijnë, sikundër e përcakton gjeneral Rrahman Parllaku./Mapo/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura