“Zemra ime”- Rudina Dembacaj nuk ia kursen urimet për vitin e ri shkollor vajzës së Mark Frrokut

Sep 14, 2020 | 12:51
SHPËRNDAJE

Rudina Dembacaj është përfolur shumë për divorcin e saj me ish-bashkëshortin, Alex dhe lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Pavarësisht komenteve negative, moderatorja ka vendosur ti hedhë pas krahëve dhe të vazhdojë jetën e saj të re e lumtur.

Me anë të postimeve në rrjetet sociale, Rudina Dembacaj tregon se është shumë e dashuruar me partnerin e saj Mark Frrokun dhe ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij.

Këtë e tregoi edhe sot, teksa i uroi publikisht vajzës së ish-deputetit, Ertës suksese në vitin e ri shkollor.

Moderatorja e shoqëroi postimin me një foto krah vajzës së Mark Frrokut dhe shkroi: “Suksese këtë vit zemra ime.”

/Panoramaplus.al

                          

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura