“Zemra ime, martohemi!”, italiania kurorëzohet me trafikantin shqiptar për arsyen e habitshme. Policia i zbarkon në altar, ç’ndodhi më pas

Nov 20, 2019 | 13:58
SHPËRNDAJE

Një histori e pazakontë është regjistruar në Montichiari, të Italisë, pasi një çift është detyruar të martohet për të larë borxhet e drogës.

martese

Protagonistë në këtë histori janë shqiptari 42 vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, që ishte tregtar droge, gruaja e tij 40 vjeçare, nipi i 19 vjeçar dhe një vajzë 30-vjeçare nga Brescia.

Vajza nga Brecscia kishte akumuluar një borxh prej 1 mijë eurosh, për blerjen e kokainës dhe nuk dinte e si ta shlyente. Për këtë ishte menduar të martohej me shqiptarin, të cilit do t’i jepte shtetësinë italiane në këmbim të parave.

Gjithçka ishte e mire organizuar deri në detajet më të vogla, duke filluar nga ceremonia në bashki, dëshmitarët, të cilët ishin miqtë e vajzës. Këta nuk ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte.

Martesa me kokainë
Policia lokale në bazë të disa informatave që kishte marrë filloi të hetonte martesën e dyshimtë.

Nga njëra anë, një burrë që ishte martuar një herë. Nga ana tjetër, një vajzë që është fejuar vetëm për pak kohë. Në me trafikimi i kokainës. Këto ishin tri lidhjet që hodhën në sulm policinë ku arrestoi shqiptarin, ndërsa nusja dhe nipi i tij u përpoqën të arratiseshin drejt shtëpisë.

Policia mundi ti përgjonte ata dhe u shkoi në shtëpi. Nga kontrolli i shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan më shumë se një kilogram e fshehur në një çantë shpine, dy çeqe prej 1.200 euro dhe 3.000 euro para të thata.
Gruaja dhe nipi i saj tashmë janë transferuar në burg në dispozicion të hetimeve të mëtejshme.

gazeta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura