“Zemra copë”, “ai më mësoi si të jetoj”, gruaja dhe vajza e McCain rrëqethin me reagimet e tyre

Aug 26, 2018 | 11:32
SHPËRNDAJE

“Zemra m’u copëtua. Jam kaq me fat që jetova aventurën e të dashuruarit të këtij njeriu për 38 vjet”.

letra e cindi mccain

Me këto fjalë e ka përshkruar dhimbjen për ndarjen nga jeta të bashkeshortit te saj gruaja e Senatorit Amerikan John McCain, Cindy në nje postim ne Twitter.

“Ai iku sikurse edhe jetoi, sipas kushteve të tij, i rrethuar nga njerëzit e dashur, në vendin që ai e donte më së shumti”, vijoi ajo. Senatori njoftoi verën e kaluar se ishte prekur nga kanceri në tru.

Sakaq, edhe e bija i ka kushtuar nje leter prekese te atit, ku shkruan:

letra e megan mccain

“Babai im, senatori i Shteteve të Bashkuar, John Sidney McCain III, u nda nga jeta sot. Isha me babin tim kur dha shpirt, ashtu siç ishte ai me mua në fillimet e mia. Në 33 vitet që ishim bashkë ai më rriti, më mësoi, më korrigjoi, më ngushëlloi, më jepte kurajë dhe më mbështeste në të gjitha gjërat. Ai më donte, dhe unë e doja atë. Ai më mësoi si të jetoj. Dashuria dhe kujdesi i tij ishin gjithmonë prezente dhe të pandërprera, ato më bënë mua nga një vajzë në një grua – dhe ai më tregoi se çka është të qenit mashkull.

Për gjithçka jam e gjithçka kam, është falë tij. Tani pasi ai iku, detyra ime në jetë është të jetoj sipas shembullit të tij, pritshmërive të tij dhe dashurisë së tij.

Vdekja e babait tim erdhi me plotë dhimbje dhe hidhërim për mua dhe nënën time, vëllezërit dhe motrat e mia. Ai ishte një zjarr i mirë që digjte dritë, dhe jetoi në dritën dhe mirësinë e tij për shumë gjatë. E dimë që zjarri i tij jeton në secilin prej nesh. Ditët dhe vitet që do të vijnë nuk do të jenë të njëjta pa ty baba, por do të jenë ditë të mira, të mbushura me jetë dhe dashuri, për shkak të shembullit që ai jetoi për ne.

Presidential candidate Senator John McCain speaking Christop

Lutjet e juaja për shpirtin e tij dhe për familjen tonë janë sinqerisht të vlerësuara.

Babai im iku dhe mua po më mungon siç mund t’i mungojë vetëm një vajze që e adhuron të atin. Por në këtë humbje, në këtë pikëllim, unë gjej rehati në këtë shprehje: John McCain, heroi i republikës dhe i kësaj vajze të vogël, u zgjua sot në diçka më të lavdishme se gjithçka që jeton në tokë. Sot luftëtari hyri në jetën e tij të vërtetë dhe të përjetshme, duke u përshëndetur nga ata që kanë shkuar para tij, duke u ngjitur për të takuar autorin e të gjitha gjërave:

“Ëndrra përfundoi: Ky është mëngjesi.”

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura