“Zemër, e di që u trishtove që nuk erdha…”/Shefja e Spitalit Infektiv nuk i shkon në ditëlindje vajzës: Duhet t’i shërbej pacientëve

Sep 20, 2020 | 20:40
SHPËRNDAJE

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo kalon shumicën e kohës së saj duke u kujdesur për pacientët me Covid-19.  Madje kjo ndodh edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj.

najada comoTeksa i dedikon një urim vajzës së saj, për Çomon, ka vetëm një preokupim, ajo e shëndetit të pacientëve.

Përmes një postimi në Facebook Çomo i kërkon falje publike vajzës që nuk ka mundësi të jenë sëbashku në ditën e lindjes së saj.

“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm,  sigurisht me lotë, plot.

Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid,  ju lashë vetëm e di,  ty edhe babin.

E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”, shkruan Çomo në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura