Zelensky: Ushtrisë ruse i kemi thyer shtyllën kurrizore, s’do ta marrë dot veten për vitet e ardhshme

May 21, 2022 | 15:26
SHPËRNDAJE

Presidenti ukrainas Volodomyr  Zelensky ka deklaruar se vendi i tij kishte “thyer shtyllën kurrizore” të një prej ushtrive më të forta në botë – duke theksuar se rusët “nuk do ta rimarrin dot veten për vitet e ardhshme.02aeb65c-2ea2-420d-a42b-f4dad779cade

Ai foli edhe pritshmëritë e larta se çfarë mund të arrijë Ukraina në fushën e betejës.

Zelensky tha se kthimi në status quo-në e 23 shkurtit – përpara se Rusia të pushtonte – do të përfaqësonte “fitore”.

“Kjo do të nënkuptonte një fund të “fazës së parë” të luftës, tha ai – duke shtuar se konflikti mund të zgjidhej plotësisht vetëm përmes diplomacisë.

Zelensky këmbënguli se vendi i tij ishte përgatitur në mënyrë adekuate për pushtimin – dhe tha se rusët bënë nënvlerësime. “Ata nuk dinin për një sërë gjërash,” pohoi ai.

Presidenti po fliste në një intervistë 75-minutëshe të regjistruar paraprakisht së bashku me gruan e tij, Olena Zelenska.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura