Zelensky takon kryeministrin Rishi Sunak, vizita e parë në Britani që nga pushtimi i Ukrainës

Feb 8, 2023 | 12:40
SHPËRNDAJE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritu në Mbretërinë e Bashkuar, në vizitën e tij të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.

zelensky

Ai u takua me kryeministrin Rishi Sunak dhe do të mbajë një fjalim në Parlament. Me pas do të takohet me Mbretin.

Zelensky postoi foto me Sunak në Instagram dhe shkroi: “Mbretëria e Bashkuar ishte një nga të parat që i erdhi në ndihmë Ukrainës. Dhe sot jam në Londër për të falënderuar personalisht popullin britanik për mbështetjen e tyre dhe kryeministrin Rishi Sunak për udhëheqjen e tij.”

Qeveria britanike, po ashtu, njoftoi se trajnimi që u bën forcave ukrainase do të zgjerohet dhe në trajnime do të përfshihen edhe pilotët e avionëve luftarakë dhe marinsat.

Zelensky iu adresua ligjvënësve britanikë në marsin e vitit të kaluar, në një video nga Kievi.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Zelensky ka realizuar vetëm një shtet të huaj, përkatësisht ai vizitoi Shtetet e Bashkuara dhjetorin e vitit të kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura