Zelensky: Perëndimi të ndalojë çdo rus që udhëton në vendet e tyre, t’i thërrasin mendjes. Janë fajtorë bashkë me Putinin

Aug 8, 2022 | 21:46
SHPËRNDAJE

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit të ndalojë të gjithë udhëtarët rusë dhe liderët aleatë të ushtrojnë më shumë presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

volodymyrzelensky1-500x2811-500x2811-500x281-500x281-500x281

Në një intervistë me Washington Post, Zelenskyy argumentoi se sanksionet aktuale ndaj Rusisë janë “të dobëta” në krahasim me mesazhin që do të dërgohej nga një ndalim udhëtimi dhe një embargo totale ndaj energjisë ruse.

“Sanksionet më të rëndësishme janë mbyllja e kufijve – sepse rusët po marrin tokën e dikujt tjetër”, tha ai, duke shtuar se rusët duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”.

Zelensky ishte i qartë se të gjithë rusët duhet të fajësohen për luftën që po zhvillon Vladimir Putin.

“Ata do të thonë, ‘Kjo (luftë) nuk ka të bëjë fare me ne. E gjithë popullata nuk mund të mbajë përgjegjësi, apo jo?’ Mundet. Popullsia zgjodhi këtë qeveri dhe ata nuk po e luftojnë, nuk po debatojnë me të, nuk reagojnë”, tha Zelensky.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura