Zelensky paralajmëron krizë globale ushqimore, ja thirrja e tij pas telefonatës me Presidentin e KE

May 9, 2022 | 15:36
SHPËRNDAJE

Duhet të ketë “masa të menjëhershme” për të zhbllokuar portet ukrainase për të mundësuar eksportet e grurit, tha Presidenti Volodymyr Zelensky i cili paralajmëroi sot krizë globale të ushqimit.

uk

Duke postuar në Telegram pasi foli me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, i cili ka vizituar portin ukrainas të Odesës, Zelensky shkroi:

“Është e rëndësishme të parandalohet një krizë ushqimore në botë e shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë”.

Ai shtoi: “Duhet të merren masa të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit”.

Ukraina dhe Rusia janë të dyja pjesëmarrëse të konsiderueshme në prodhimin botëror të ushqimit, duke përfaqësuar 53% të tregtisë globale në vaj luledielli dhe fara, dhe 27% në grurë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Sky News- PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura