Zelensky flet në telefon me Papa Françeskun: I tregova krimet e tmerrshme të Rusisë

Aug 12, 2022 | 19:08
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Françeskun. Pëmes një postimi në Twitter, Zelensky ka treguar se ukrainasit kanë nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë që t’i tregojnë botës të vërtetën e tmerreve që po kryen Rusia në Ukrainë.

047841e-ze-papa-getty

“Kam biseduar me Papa Françeskun, duke e informuar për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë. Ne jemi mirënjohës për lutjet e Papës për Ukrainën. Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë, të cilët kanë për detyrë t’i tregojnë pjesës tjetër të botës të vërtetën për tmerret që agresori po kryen në Ukrainë”, ka shkruar Zelensky.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura