Zelensky bisedë telefonike me Macron: Presim më shumë reagime ndaj veprimeve të paligjshme të Rusisë! Të shtohen sanksionet ndaj agresorit

Oct 2, 2022 | 21:27
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Ukrainian President Volodymyr Zelensky (L) and French Fresident Emmanuel Macron shake hands after giving a press conference in at Mariinsky Palace in Kyiv, on June 16, 2022. - The leaders of major EU powers France, Germany and Italy vowed on June 16 to help Ukraine defeat Russia and to rebuild its shattered cities, in a visit to a war-torn Kyiv suburb. (Photo by Ludovic MARIN / POOL / AFP)
Ukrainian President Volodymyr Zelensky (L) and French Fresident Emmanuel Macron shake hands after giving a press conference in at Mariinsky Palace in Kyiv, on June 16, 2022. – The leaders of major EU powers France, Germany and Italy vowed on June 16 to help Ukraine defeat Russia and to rebuild its shattered cities, in a visit to a war-torn Kyiv suburb. (Photo by Ludovic MARIN / POOL / AFP)

Përmes një postimi në Facebook, Zelensky thotë se me Presidentin francez diskutuan rreth kërcënimeve bërthamore nga Rusia.

Ai shpreh mirënjohjen ndaj mbështetjes së Francës dhe kundërshtimin e aneksimit të 4 rajoneve ukrainase nga ana e Rusisë.

Postimi i Volodymyr Zelensky:

Bisedova me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Ne diskutuam rreth rëndësisë për të forcuar mbrojtjen dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Gjithashtu prekëm dhe disa çështje si kërcënimi bërthamor që bën Rusia, situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s. Falenderoj Emmanuel Macron për qëndrimin kundër referendumeve për aneksimin e 4 rajoneve tona nga Rusia. Ne presim reagime të ashpra nga e gjithë bota kundër veprimeve të paligjshme të Rusisë, madje duke shtrënguar më shumë sanksionet ndaj këtij agresori.

© Panorama.al

Te lidhura