Zelanda e Re do të zhvillojë referendum për vdekjet me asistencë

SHPËRNDAJE

Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për legalizimin e vdekjes me ndihmën e mjekëve, duke hapur rrugën për referendum kombëtar për këtë çështje vitin e ardhshëm.

Ky ligj do të lejonte që njerëzit e sëmurë përfundimisht me më pak se gjashtë vjet jetesë, të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan të vdesin me ndihmën e dy mjekëve.805B3104-BB39-4723-A8F8-70A5CB515E16_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s

Projektligji është miratuar me 69 vota për dhe 51 kundër, duke i dhënë fund debatit të nxehtë parlamentar për këtë çështje.

Kryeministrja, Jacinda Ardern ka mbështetur thirrjet për reforma.

Një sondazh së fundmi ka treguar se 72 për qind e banorëve të Zelandës së Re mbështesin vdekjen përmes ndihmës mjekësore.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.