Zef Deda feston Shën Valentinin në spital, Juli: Babush do të shërohesh

Feb 14, 2016 | 21:22
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda këtë vit e ka festuar Shën Valentinin me bashkëshorten e tij në spital. Kjo për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Djali i tij, Julian Deda në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ka postuar një mesazh inkurajues për babain e tij duke i dhënë forcë për shërim sa më të shpejtë.

12717307_1119452388074422_6766182944678932210_n

“Këta janë prindërit e mi, për syrin tim janë më të mirët në botë. Këtë Shen Valentin, si asnjëherë, u detyruan t’i shkëmbenin lulet në spital, por njerëz jemi dhe kjo është pjesë e jetës”, shkruan Julian Deda.

“Babush ti do të shërohesh, sepse mirësia dhe energjia pozitive, të cilat qenia jote i prodhon instinktivisht, janë ilaçet më të mira që ekzistojnë. Për gjithë dashurinë që i jepni njëri-tjetrit edhe ne, gëzuar. Ju dua shumë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura