Zëdhënësja e Berishës zbulon se do të përfshihet në një projekt të ri: Pas kaq vitesh eksperiencë politike kam vendosur…

Mar 27, 2021 | 16:12
SHPËRNDAJE

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, bën me dije se ka vendosur të angazhohet në një projekt të ri profesional.

erla mehilli

“Në ditët në vijim do kem kënaqësinë të përfshihem fillimisht në një format analize politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Sjellim në vëmendje që Erla Mëhilli ka punuar për afro 10 vjet si këshilltare dhe zëdhënëse e ish-kreut të qeverisë Berisha.

Postimi i plotë

Të dashur miq! Pas kaq vitesh eksperiencë politike dhe profesionale gjatë punës me zotin Berisha, kam vendosur të angazhohem në një projekt të ri profesional. Ne ditët në vijim do kem kënaqësinë të përfshihem fillimisht në një format analize politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperience e re uroj të jetë një kontribut modest i imi ne debatin dhe informimin publik.

E di që ka shumë zëra që e bëjnë ketë çdo ditë, mirë, shumë mire, pëlqyeshëm a me pak. Për mua është një mundësi për t’i dhënë zë jo vetëm asaj çka mendoj, por edhe gjithkujt me te cilin ndajmë të njëjtat shqetësime. Dhe kjo vjen në funksion te një projekti të ri, gjithnjë në komunikim me publikun!

mehilli 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura