PD publikon dokumentet: Veliaj miraton planin për ndërtimin e kullave me 18 kate te zona e Parkut të Liqenit

Aug 2, 2020 | 17:03
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Partisë Demokratikie, Ina Zhupa, ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn se ka miratuar planin për ndërtimin e kullave tek zona e Parkut të Liqenit.

Me një postim në facebook, ku ka publikuar disa dokumente, Zhupa thotë se sipërfaqja e ndërtimit është parashikuar të jetë 61.000 m2 dhe se me përcaktimet e reja, kullat do të ndërtohen deri në 18 kate.

Ina-Zhupa-675x450

Tashmë siç pritej është miratuar që 50% do jenë godina publike, një nga keto Biblioteka Kombetare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkeve në zonën e liqenit ,me shërbime, banim, parkim etj. Mes për mes do kaloj rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonizimit, e denoncuar nga foltorja e PD ne mars 2009, ku 650 metra rruge do lidhin pikerisht kullat e reja te liqenit me rrugen e Kosovareve. Kujtojme qe keto 650 metra rruge per kullat private do na kushtojnë 2 milion euro nga taksat tona“, thotë Zhupa mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Veliaj kalon PDV (planin e detajuar vendor) për ndërtimet në zonen e parkut të liqenit artificial e emërtuar TR169, tashmë me percaktimet e reja kullat do të ndërtohen deri në 18 kate !

Klientet e zakonshëm të pushtetit, firma “51N4E” e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish konsulenti i Sheshit Skenderbej, kane planifikuar ne PDV e re qe mori miratimin e Bashkise Tirane, ndertime per te gjithe zonen ne liqenin artificial. Zona njihet si e Garda e Republikes, ju dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe genjeu që do ja kthente parkut te Liqenit.

Erion Veliaj me vendimin nr.15308, datë 12.05.2020 ka miratuar zyrtarisht këtë plan duke i hapur rrugë kështu zhvillimit me ndertime në këtë zonë . Referuar nenit 25 te rregullores se planit per PDV-TR169  është përcaktuar që objektet do kenë lartësi projektimi deri në 18 kate .  Siperfaqja e ndërtimit dhe rizhvillim është parashikuar te jete 61.000 m2 .

E gjithë zona do ndërtohet siç kisha paralajmëruar edhe denoncuar me fakte që në 2018, me video të nxjerre nga AKPT. Tashmë siç pritej është miratuar që 50% do jenë godina publike, një nga keto Biblioteka Kombetare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkeve në zonën e liqenit ,me shërbime, banim, parkim etj. Mes për mes do kaloj rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonizimit, e denoncuar nga foltorja e PD ne mars 2009, ku 650 metra rruge do lidhin pikerisht kullat e reja te liqenit me rrugen e Kosovareve. Kujtojme qe keto 650 metra rruge per kullat private do na kushtojnë 2 milion euro nga taksat tona.

6ea4589a-4cf6-4a26-97a2-86b16f482126 53c8efd3-d94d-4f1e-bdaa-2a7b1f26483a 06373bfc-d3cb-4c51-b64a-ea0e72016109 195824b6-3420-4879-9d33-f4d5f7a8cc79 8956571c-a379-41d2-bbce-cc3f2622210b a878f3da-1cef-47f2-a7e7-a428ddabd6bd ab93fcf8-1951-4d54-9641-19f29bef672b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura