Zëdhënësja e Berishës në pritje të ëmbël, shtatzënë për herë të dytë

Apr 17, 2018 | 22:31
SHPËRNDAJE

Një tjetër vogëlush pritet t’i bashkohet familjes së zëdhënëses bukuroshe të Partisë Demokratike, aktualisht këshilltare e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Express mëson se Erla Mëhilli është në pritje të ëmbël. Mëhilli është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë një djalë. 44968erla-mehilli-680x365-c_1523985546-1020604

Në fakt, ky është djali i dytë në familje. Erla dhe ish-deputeti demokrat Keltis Kruja u bekuan me fëmijën e parë, në 2015-ën Akidin, të cilit së shpejti do t’i dhurojnë edhe një vëlla. Muajt e parë të shtatzënisë Erla i ka kaluar mjaft mirë sa i përket gjendjes shëndetësore.

Për emrin, ende nuk ka menduar, por patjetër që do të jetë i veçantë. Edhe për Akidin, një emër mjaft i rrallë në Shqipëri, Mëhilli thotë se ka vendosur pasi ka kërkuar gjatë për të gjetur një emër të bukur dhe të veçantë.

Domethënia e tij është mjaft e veçantë gjithashtu. Akid është emër i vjetër ilir, i babait të Piros së Epirit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura