Zëdhënësi i ortodoksëve: Ku do i gjejë Jorgo Goro katolikët për kishën që do ngrenë

Aug 29, 2015 | 10:12
SHPËRNDAJE


Zëdhënësi i kryepeshkopit Janullatos, duke vazhduar akuzat ndaj qeverisë për shembjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, shkruan sot se në atë vend do të ndërtohet një kishë katolike që nuk ka lidhje me kishën e mëparshme dhe as me besimin e banorëve të zonës.

Kisha e rrafshuar
Kisha e rrafshuar
“Turpi vazhdon. Pasi u shkaterrua dhe u perdhos vendi i shenjte, tani shteti e sekuestron per te ngritur nje kishe te nje besimi tjeter, ndersa pretendohet qe kisha ortodokse e Shen Thanasit do te ndertohet ne nje vend tjeter! Pra do riperdhoset vendi i shenjte dhe besimi i banoreve…
Nje kishe ortodokse e ngritur nga te tjere, pa shenjteri, pa bekim, nuk eshte kishe por nje karrikature, e ngjashme me kishat e filmave komuniste, ku nuk do falet kurr ndonje besimtar ortodoks.
Dhe me flagrante eshte kur thuhet se eshte biseduar me komunitetin…. kush eshte komuniteti, kryetari i bashkise, qe ndihmoi shkaterrimin e kishes ?!”- shkruan Thoma Dhima në profilin e tij në FB. 

Sipas tij, “Shteti nuk ka shenjterine per te ndertuar as kisha, as xhami, as teqe. Ato i ndertojne besimtaret. Ndryshe do ishin butafori si ato te filmave komuniste kunder fese”.

Ai i drejtohet edhe me një pyetje kreut të bashkisë së Himarës: ” Ku do i gjeje Jorgo Gorua katoliket per kishen qe do ngreje? A e ka pyetur ndonjehere fisin e tij cmendojne per kete besethyerje?!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura