“Zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve”, Basha mesazh për vdekjen e McCain

Aug 26, 2018 | 11:35
SHPËRNDAJE

Lideri i demokrateve, Lulzim Basha ka reaguar per ndarjen nga jeta te Senatorit amerikan John McCain, duke e quajtur ate “luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë”.

40158420_2033233073394530_854482386329534464_n

“Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!”, shkruan Basha ne FB.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura