Zbuluesi i talenteve, Sabatini merr në provë shqiptarin Alen Sherri

Oct 13, 2015 | 10:13
SHPËRNDAJE

Walter Sabatini, i cili njihet për zbulimin e talenteve të rinj dhe i bën ata të shkëlqejnë, dhe ka ndërtuar një reputacion të fortë, i cili është rritur fuqishëm në vitet e fundit si një njeri i merkatos së Romës, ka marrë në provë, Alen Sherrin, portierin shqiptar të Vllaznisë.

901252_heroa

Sipas Goal.com, Sherri do të jetë në provë në Trigoria nga sot deri të enjten, me motivim të fortë për të fituar konfirmimin në kryeqytetin italian.

“Roma ka qenë gjithmonë ekipi im i preferuar, së bashku me Real Madridin, kur Casillas ishte idhulli im. Unë e kam pëlqyer gjithmonë Tottin, shpjegon i riu numër një, i cili mbush 18 vjeç dhjetorin e ardshëm. Kam zgjedhur Romën, pavarësisht nga kërkesat e Bazelit dhe Borussia Dortmund”,- tha ai për ‘Gazzetta dello Sport’.

“Unë do të jap më të mirën për t’i bindur ata që të më punësojnë. Në rast se ndodh, do të transferohem në Romë vetëm në Janar. Kam shumë për të mësuar nga Szczesny dhe De Sanctis”, përfundoi Sherri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura