Zbuloni nëse do udhëtoni dot nesër, Aeroporti i Tiranës publikon listën me 27 fluturimet. Kujdes! Jo të gjithë mund të dilni jashtë shtetit

Sep 24, 2020 | 17:24
SHPËRNDAJE

Aeroporti i Tiranës ka publikuar listën e 27 fluturimeve që janë konfirmuar për nesër, 25 shtator 2020.
Fluturimet-600x360

Në postim TIA i bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të kontaktojnë si fillim me agjencinë që kanë  prerë biletën, ndërsa kërkon respektimin e masave anti-COVID.

Po ashtu theksohet se jo të gjithë qytetarët mund të dalin jashtë vendit, përveç atyre që janë rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.

Njoftimi i plotë:

27 Fluturimet e konfirmuara për datën 25.09.2020 ⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Premte janë:⠀⠀

✈️Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈️Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

✈️Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈️Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim

✈️Blue panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

✈️Albawings – Tiranë Venecia dhe kthim

✈️Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim

✈️British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim

✈️Wizz Air – Tiranë – Pragë dhe kthim

✈️Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim

✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

✈️Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

✈️Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim

✈️Blue Panorama – Tiranë – Romë dhe kthim

✈️Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

✈️Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim

✈️Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim

✈️Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

✈️Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)

✈️EasyJet – Tiranë – Gatwick dhe kthim

✈️Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈️EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim

✈️Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura