Zbulon se i dashuri e tradhëton, ia hedh në vaskë pajisjet e shtrenjta të Apple!

Apr 23, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Kjo vajzë japoneze ka vendosur të bëjë hakmarrjen më të keqe për të dashurin e saj tradhëtar teksa i ka hedhur të gjitha pajisjet e tij teknologjike në një vaskë me ujë.

Ajo ka postuar në Twitterin e saj një foto ku tregohet një Mac, iPhones, iPads dhe aksesorë të tjerë Apple duke notuar në një vaskë plot me ujë.

“Zbulova se kishte një histori tjetër”-ka shkruar vajza në foto.

Por tashmë ajo është raportuar nga Twitter për incidentin dhe ka marrë një e-mail paralajmërimi.

Epo ky është çmimi që paguhet kur tradhëton!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura