Zbulojnë peshkun që mund jetojë edhe jashtë ujit, autoritet: Vritini menjëherë, rrezik për…

Oct 10, 2019 | 18:44
SHPËRNDAJE

Një peshk, i cili mund të mbijetojë jashtë ujit, është zbuluar për herë të parë në shtetin amerikan, Xhorxha.

Këta lloj peshqish, të quajtur “kokëgjarpër”, janë një lloj specie të lindur në Kinë, Rusi dhe në Azinë juglindore, ndërsa në Xhorxha të SHBA, u zbuluan për herë të parë.

s115524578

Ky lloj peshku është një grabitqarë i nivelit të lartë dhe konsiderohet kërcënim për specie tjera autoktone, për këtë arsye autoritet kanë bërë thirrje që ata të vriten.

Sistemi i pazakontë i frymëmarrjes, i lejon këto specie të jetojnë edhe jashtë ujit, në disa raste edhe deri në katër ditë. Ata arrijnë të shtegtojë duke lëvizur qëllimisht dhe jashtë ujit, ndërsa marrin oksigjen nga flegrat e gushës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura