Zbuloi skandalet e “Panama Papers”, shënimi i fundit i gazetares gjysmë ore para ekzekutimit

Oct 17, 2017 | 13:08
SHPËRNDAJE

“Mashtrues e kriminele kudo ku hidhni syte, situata eshte e deshperuar”. Ky ishte shenimi i fundit qe gazetarja malteze Daphne Caruana Galicia, beri ne blogun e saj vetem gjysme ore para se te gjente vdekjen nga shperthimi i nje bombe qe i kishin vene ne makine.

Mediat vendase duke raportuar detjaet e fundit nga ngjarja shkruajne se shenimi i saj ne blogun, qe ishte plot denoncime ndaj zyrtareve te larte, perfdhire familjen kryeministrore eshte bere saktesisht gjysme ore, para se te ndodhte shperthimi qe i mori jeten.

Ekzekutohet me bombë në makinë gazetarja, zbuloi skandalet e “Panama Papers”

Një gazetare e shquar në Maltë, e cila zbuloi skandalet e “Panama Papers”, është vrarë në një sulm me bombë.

_98334991_aaeaaqaaaaaaaadtaaaajdewyjk2nwuxltvmnmqtngzmzs1iymi5ltaxowi2ztjhzjm1zg-1

Bëhet fjalë për 53-vjeçaren Daphne Caruana Galicia, e cila u vra në makinë pranë shtëpisë së saj. Mediat lokale thonë se një nga fëmijët e saj dëgjoi shpërthimin dhe nxitoi jashtë.

Ndërsa lidhur me shkrimet që ajo publikonte kishte sulmuar disa herë dhe kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.

_98334995_042415682-1

Ndërsa në një reagim për media vetë kryeministri është shprehur: “Dënoj pa rezerva këtë sulm barbar ndaj një personi e cila përdori lirinë e shprehjes në vendin tonë. Të gjithë e dinë se znj. Caruana Galicia ishte një kritike e ashpër e imja, politikisht dhe personalisht, ashtu siç ishte edhe për të tjerët”.

3020

Daphne Caruana Galicia thuhet se u vra sapo doli nga shtëpia e saj pasditen e së hënës.

Televizioni i Maltës raportoi se Caruana Galicia kishte paraqitur një ankesë në polici dy javë më parë për të thënë se ajo kishte marrë kërcënime, por nuk u dhanë informacione të mëtejshme.

4088

Policia ka hapur hetimet për vrasje. Policia dhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore theksojnë se ajo mund të jetë vrarë nga një bombë e fuqishme e vendosur në makinën e saj, shkruan BBC. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura