Zbulohet votimi në Kuvend/ Qeveria Rama mori 78 vota , 8 deputetët e PD që munguan

Sep 13, 2017 | 16:14
SHPËRNDAJE

Pas një seance maratonë, me debate e replika të forta, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar programin e qeverisë “Rama II” dhe njëherësh edhe kabinetin e ri qeveritar. Me një votim te vetem, per programin dhe qeverine, Kuvendi vulosi konstituimin e Qeverise se re, me 78 vota pro dhe 51 kundër.

programi

Votimi u bë pak para orës 7.00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që seanca e diskutimeve nisi që dje në orën 09:00 të mëngjesit.

Votat pro qeverise i kane dhene 74 deputetet e PS. Nderkohe qe tre vota pro erdhen nga deputetet e PDIU-se ne Kuvend dhe nje vote tjeter pro Rames dhe programit te tij ka qene e deputetit Tom Doshi, i cili qe ne krye te heres nuk e fshehu se vota e tij do te ishte per Ramen.

rama-votebesimi

U deshen gati 24 orë debat, fjalime nga deputete, opozitare e jo, dhe prezantime ministrash qe me pas programi te kalonte ne votim.

Rama tashme e ka edhe voten e shumices per programin qe do te zbatoje per 4 vitet e mandatit te tij te dyte ne qeverisjen e shqiptareve.

Sic duket edhe nga tabulati i fletes se votimit, rezulton se 8 deputete te PD-se dhe tre te LSI-se nuk kane marre pjese ne votim.

votimi ne kuvend

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura