Zbulohet video, rruga që ndoqi Mario Meshini pas vrasjes së Kasmit. Hoxha: Bien dyshimet për…

Feb 4, 2018 | 15:19
SHPËRNDAJE

“BalkanWeb” siguron videon e lëvizjeve të Mario Meshinit, miku i Devi Kasmit që qëndron në burg i akuzuar se e nxori në pritë. Viedoja është nxjerrë nga kamerat e sigurisë së një biznesi disa metra larg vendit ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, tregon Mario Meshinin duke ecur me motor dhe pa skafandër në kokë.

harta qe ka levizur meshini pas vrasjesNë video siç shpjegoi gazetari i kronikës Artan Hoxha, në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 duket Mario Meshini teksa largohet me motorin e tij vetëm pak minuta pas vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë. Sipas Hoxhës, i riu ka shkuar në banesë dhe ka përdorur motorin e tij, është pa skafandër dhe lëviz qetësisht.
rruga
Duke hedhur poshtë zërat që ai mun të jetë bashkëpunëtor, Hoxha thotë se: “Nga pamjet shikojmë që është larguar me motorrin e vetë, pa skafandër. Lëvizja ka qenë nga vendi i ngjarjes në banesën e tij. Pra për 4 minuta nga vendi i ngjarjes ka shkuar në banesë. Takimi është lënë se Mario Meshini e ka telefonuar. Devi Kasmi ka ardhur me një Golf në vengjarje. Njiheshin prej 7 muajsh, janë lidhur më shumë në palestër. Njerëz që e kanë njohur të thonë se ai s’të linte kurrë vend të saktë takimi dhe iu besonte pak njerëzve”,- tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, “Kur Dëfrimi ka ardhur aty, Mario Meshini ka qenë me motor të fikur duke e pritur dhe duke luajtur me celular. Kjo tregon se nuk është ky personi që ka bashkëpunuar”

Dyshimet u ngritën mbi Meshin edhe për faktin se zgjodhi të darkonte mbrëmjen e vrasjes, Por Hoxha thotë se kishte një arsye të fortë ditëlindjen e së dashurës.

Hoxha: Pse Mario Meshini shkoi të darkonte pas atentatit

Gazetari Artan Hoxha ka treguar të vërtetën në lidhje me veprimet e Mario Meshinit, të shoqëruarit të parë në polici pas vrasjes së Devi Kasmit ditën e hënë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 Hoxha tha se Meshini është mik i ngushtë me viktimën Devi Kasmin dhe në momentin e vrasjes ai do të takohej me të.

Por ai gjithashtu zbulon se Meshini shkoi të darkonte menjëherë pas ngjarjes pasi e dashura e tij kishte ditëlindjen, shkruan BalkanWeb

“E vërteta është se Mario Meshini njoftoi menjëherë bashkëshorten e Kasmit. Policia e akuzon pse ka lëvizur nga vendi i ngjarjes, pse nuk ka shkuar në polici,

Autori i ka drejtuar pistoletën, dhe kur iu drejtua armën ka ngritur duart lart. Ai ka patur ditëlindjen e të dashurës së vet, dhe rreth 1 orë pas ngajrjes, ka shkuar te e dashura e tij. Dhe të afërt të tij ,e kanë çuar sërish në banesë sepse kishin frikë se nuk dinin kush ishte autori,” tha Hoxha.

http://www.balkanweb.com/site/video-rruga-qe-ndoqi-mario-meshini-pas-vrasjes-se-kasmit-artan-hoxha-dyshoj-qe/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura