Zbulohet urdhri i Ramës: Kryebashkiakët me 3 mandate të dorëhiqen. “Digjen” Gjika, Zeqo dhe Nasufi

Feb 25, 2015 | 15:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama u ka kërkuar dorëheqjen kolektive të gjithë kryebashkiakëve socialistë që kanë tri mandate.

Rama gjate nje takimi me kryebashkiaket e majte

Burime pranë qeverisë pohuan dje për “Panorama” se kërkesa për dorëheqje i ka shkuar kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi, kryebashkiakut të Beratit, Fadil Nasufi, kryebashkiakut të Fierit Baftjar Zeqo dhe kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Bime.

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, është në proces penal dhe ai nuk përbën ndonjë pengesë për kandidatin e ri që koalicioni i majtë do të mandatojë për këtë bashki.

Artan Shkëmbi, kryetari i Bashkisë së Pogradecit, ishte i pari që iu përgjigj kërkesës së Kryeministrit Rama, duke dhënë dorëheqjen dy ditë më parë dhe duke u bërë thirrje dhe kolegëve të tjerë që të ndjekin shembullin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura