Zbulohet telefonata që nxori në pritë 22-vjeçarin. E masakruan me mbi 25 prerje thikë në trup. Policia: Po verifikohen 3 persona që…

Aug 1, 2020 | 15:35
SHPËRNDAJE

Masakrimi i 22- vjeçarit Regis Runaj në Elbasan, orët e vona të së mërkurës, vijon të mbetet mister për Policinë.Regis-Runaj

Kjo e fundit, gjatë veprimeve hetimore, ka sekuestruar celularin e të riut, ku dyshohet se aty ndodhet një thirrje telefonike që Runaj ka marrë një orë para ngjarjes. Kjo telefonatë, thonë burimet, dyshohet ta ketë nxjerrë 22-vjeçarin në pritë.

Aparati telefonik është dërguar për ekspertim, ndërsa pista e vetme deri më tani ku Policia është fokusuar për hetimin e ngjarjes, lidhet me vrasjen e ndodhur dy javë më parë të Emiljano Ramazanit.

Ky i fundit u ekzekutua me pesë plumba pistolete, ndërsa ishte mik me 22-vjeçarin Regis Runaj, i masakruar pak ditë më parë. Regis Runaj u gjet i pajetë në afërsi të varrezave në Elbasan, ndërsa dyshohet që fillimisht të jetë rrëmbyer dhe më pas të jetë vrarë, pikërisht në vendin ku u gjet nga Policia.

HETIMET

Burime pranë grupit hetimor bënë të ditur se në afërsi të zonës ku u gjet trupi i të riut, janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine. Kjo gjë e çon Policinë në dyshimet se Runaj mund të jetë marrë me makinë nga një vend ende i papërcaktuar qartë, duke e çuar deri në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Por për të zbardhur edhe më shumë detaje rreth krimit makabër, Policia ka kontrolluar edhe celularin e viktimës, në të cilin janë gjetur numrat e personave të fundit që 22-vjeçari ka biseduar. Burime të Policisë sqaruan se janë të paktën tre persona që po verifikohen nëse ndonjëri prej tyre ka telefonuar qëllimisht Regis Runajn për ta nxjerrë në pritë ose jo.

Kjo, për shkak se tri telefonatat përkojnë të jenë bërë me orarin kur mendohet të jetë vrarë i riu. 22-vjeçari njihet si miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit, i ekzekutuar në mënyrë mafioze pasditen e 20 korrikut po në Elbasan. Policia dyshon se vrasja e Ramazanit dhe e Runajt të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës apo konfliktet për ndarjen e territorit.

Nga ana tjetër, hetuesit dyshojnë se Runaj është vrarë nga grupi rival për shkak se mund të ketë pasur ndonjë informacion rreth konflikteve që ka pasur Emiljano Ramazani apo dijeni rreth autorëve që e ekzekutuan atë. Regis Runaj u masakrua me mbi 25 prerje thike në trup, në zemër, fyt, fytyrë dhe qafë.

Autorët e ngjarjes së rëndë dyshohet të kenë qenë më shumë se dy, të cilët fillimisht e kanë marrë në një makinë dhe pikërisht në vendin ku edhe është gjetur 22-vjeçari, ata e kanë qëlluar shtatë herë me thikë dhe më pas janë larguar nga aty.

Në vendin ku u gjet i vdekur 22-vjeçari, terreni është i errët, pasi rrugica nuk ka drita. Kjo ka bërë që autorët të veprojnë në qetësi dhe pa u vënë re nga askush.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura