Zbulohet surpriza e përgatitur në fshehtësi! Drake jep lajmin e madh për fansat e tij

Oct 5, 2022 | 21:37
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Ështe koha për show! Drake njoftoi se do të ngjitet në skenën ikonë të Teatrit Apollo në Harlem më 11 nëntor për një koncert special në partneritet me SiriusXM.

drake

Kjo do të shënojë herën e parë të krijuesit të hitit God’s Plan” që performon në vendin e famshëm.

Fituesi 4 herë i çmimit ‘Grammy’ ndau një foto të posterit zyrtar për “SiriusXM’s Small Stage Series” në Instagramin e tij të martën mbrëma.

‘Apollo’ ka një kapacitet deri në 1500 njerëz dhe shfaqja ka të ngjarë të bëhet ngjarja më e nxehtë në qytet.

Drake zbuloi gjithashtu se fansat mund të garojnë për të fituar bileta falasa për shfaqjen duke skanuar kodin QR në faqen e internetit të SiriusXM.

Fansat do të kenë më pas kohë deri në orën 23:00 më 26 tetor për t’u akorduar në SiriusXM’s Sound 42 për të siguruar biletat e tyre.

Sound 42, i përshkruar si një “përvojë radiofonike 24-orëshe që pasqyron interesat e tij për muzikën dhe kulturën nga të gjitha sferat e jetës”, në faqen e saj të internetit, u lançua nga Drake në 2021.

Ndërtesa, e cila renditet si një pikë referimi në New York, ka parë një sërë emrash të mëdhenj të muzikës të ngjiten në skenën e saj gjatë viteve, duke përfshirë Lady Gaga, Paul McCartney, Bruce Springsteen, U2, Pearl Jam dhe Red Hot Chili Peppers.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura