Zbulohet ‘strategjia’ e Putinit në Ukrainë, çfarë porosie mori komandanti i ri i luftës. Duhet ta përmbushë deri në mars

Jan 17, 2023 | 18:02
SHPËRNDAJE

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se presidenti Vladimir Putin ka prioritet kryesor të pushtojë gjithë rajonin lindor të Donbasit deri në muajin mars.

putini

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar ukrainas, i cili ka thënë se komandantit të ri rus të luftës, i është thënë të pushtojë rajonin lindor të Donbasit gjatë dy muajve të ardhshëm.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, u emërua javën e kaluar kreu i pushtimit rus të Ukrainës, një veprim që e ka bërë më të mundshëm që Moska të kryejë ofensiva të reja.

Andrii Yusov, një përfaqësues i inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës, tha se rajoni i Donbasit është një “front prioritar” për Rusinë.

Ai tha se z. Gerasimov është udhëzuar që të formojë një “zonë të sigurt” në rajon, deri në muajin mars.

“Ky nuk është afati i parë kohor,” tha z. Yusov.

“Afatet e vendosura vonohen çdo herë. Ata nuk do të kenë sukses as këtë here”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura