Zbulohet shkaku i vdekjes së të fejuarit të vlogeres së ndjerë Gabby Petito! Ja çfarë tha avokati i familjes së tij

Nov 25, 2021 | 12:06
SHPËRNDAJE

Brian Laundrie, i fejuari i vlogeres amerikane të vrarë Gabby Petito, u gjet i pajetë rreth një muaj më parë. Së fundmi, avokati i familjes së tij ka bërë të ditur në një deklaratë shkakun e vdekjes së Laundrie.

vlogerja (2)

Sipas avokatit, Brian është vetëvrarë, shkuan “BBC”. Laundrie udhëtoi disa muaj më parë së bashku me të fejuarën e tij, por u kthye i vetëm. Pas kërkimeve intensive, trupi i vlogeres u gjet i pajetë në Wyoming. Ajo u identifikua nëpërmjet të dhënave dentare.

Chris dhe Roberta Laundrie janë informuar se shkaku i vdekjes së djalit të tyre ishte një plagë ekrijuar nga një armë zjarri… dhe mënyra e vdekjes ishte vetëvrasje”,- tha avokati i familjes. Chris dhe Roberta janë ende në zi për humbjen e djalit të tyre dhe shpresojnë që këto gjetje të qartësojnë të dyja familjet.”

vlogerja (12)

Rasti i Petito-s, 22 vjeç, dhe Laundrie, 23 vjeç, mori vëmendjen e medias mbarëkombëtare. Çifti kishte dokumentuar në mediat sociale udhëtimin e tyre veror me një furgon nëpër parqe kombëtare.

Prindërit e Petito-s e raportuan atë të zhdukur më 11 shtator, pasi nuk kishin mundur të kontaktonin për dy javë. Trupi i saj u zbulua në Wyoming, ku çifti kishte udhëtuar më 19 shtator. Një mjek më vonë zbuloi se ajo ishte mbytur.

vlogerja (11)

Laundrie ishte kthyer në Florida pa Petito-n më 1 shtator. Familja e saj vazhdimisht bëri thirrje që i fejuari dhe familja e tij të bashkëpunonin me hetuesit, por më pas ai u zhduk.

Prindërit e tij i thanë policisë se e kishin parë për herë të fundit më 13 shtator, kur ai doli për një shëtitje vetëm dhe nuk u kthye më. Trupi i tij u gjet në një park në Florida më 20 tetor.

vlogerja (10) vlogerja (9) vlogerja (8) vlogerja (7) vlogerja (5) vlogerja (4) vlogerja (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura