Zbulohet shifra, ja sa milionë euro baste u hodhën për Shqipërinë

Jun 29, 2016 | 14:40
SHPËRNDAJE

Agjencitë kombëtare franceze të monitorimit të basteve sportive, ARJEL dhe FDJ, kanë bërë të ditur shifrat zyrtare të ndeshjeve të Euro 2016, për sa u përket shumave të luajtura nga bastexhinjtë në territorin francez. Mes tyre, sigurisht janë edhe tre takimet e luajtura nga kuqezinjtë e De Biazit, për të cilat vetëm në Francë janë luajtur 19,9 milionë euro baste.
627196-21986143-1600-900

Në takimin e parë mes Shqipërisë dhe Zvicrës, në total janë luajtur 2,7 milionë euro baste, nga të cilat 1,4 mln euro janë në kompanitë online që veprojnë në Francë.

Football-Betting

Ndeshja e dytë e kuqezinjve, ajo e luajtur në Marsejë kundër Francës organizatore, ka pasur një fluks shumë të madh bastesh sportive. Dy kompanitë raportojnë se për këtë ndeshje janë hedhur në total 8,4 mln euro baste nga të cilat 4,7 mln euro në faqet online. Sfida e 15 qershorit është e treta më e lartë në Europian për nga shuma e hedhur nga bastvënësit.

Ndërkaq, në ndeshjen e fundit mes Rumanisë dhe Shqipërisë, janë hedhur 2,8 milionë euro baste, ku 1,1 mln euro janë vendosur nëpërmjet internetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura