Zbulohet rrjeti/ Si shkojnë shqiptarët ilegalisht në Britaninë e Madhe

Apr 28, 2016 | 18:50
SHPËRNDAJE

Policia në Spanjë ka zbuluar një rrjet trafikantësh të cilët dërgojnë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe. Policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët akuzohen për futje ilegale të emigrantëve në BE.border_2203223bGjatë operacionit gjithashtu është arrestuar dhe një shtetase shqiptare e cila do të udhëtonte me dokumente italiane false nga Palma de Majorka në Londër. Ajo shoqërohej nga djali dhe një prej trafikantëve të përfshirë.

Agjentët e policisë zbuluan se të tre kishin dokumente italiane me fotografi dhe të dhëna të modifikuara, por në fakt ishin nga Shqipëria. Këto dokumente ata pranuan se ua kishin marrë njerëzve të afërt të tyre që jetojnë në Itali.

Nga hetimet rezultoi se gruaja dhe djali i vogël ishin shoqëruar dhe nga një trafikant tjetër, i cili nuk ka qëndruar në Palma de Majorka, por fluturoi për në Vjenë. Edhe ai u lokalizua dhe më pas u arrestua.maxresdefault

Sa i takon trafikantit të arrestuar në aeroport, ai kishte udhëtuar nga Londra për të marrë gruan dhe djalin shqiptar në një kohë kur kishte një eksplus nga Norvegjia për qëndrimin në zonën Schengen.

Gruaja ka pranuar se kishte paguar para për dokumentet italiane me anë të të cilave synonte të udhëtonte drejt Britanisë. Djali i saj është liruar nga akuzat dhe për të po kujdeset shërbimi social në Majorka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura