Zbulohet rrjeti i drogës nëpër gjimnazet e Tiranës, pranga 20 personave. Në kërkim edhe 4 të tjerë

Mar 23, 2023 | 8:01
SHPËRNDAJE

Kryepolici i Tiranës, ndërkohë që po bëhej gati të jepte detajet e një superoperacioni për goditjen e dy grupeve kriminale që iu shisnin kokainë, heroinë dhe kanabis fëmijëve nëpër shkollat e Tiranës, ka njoftuar se Policia ka emra konkretë për masakrën e Don Boskos.

pppp0ppp

Informacioni se Policia e Tiranës i posedon emrat e vrasësve të Mimoza Pajës dhe të plagosjes së 5 personave të tjerë në atë sulm barbar në lokalin e Fatjon Muratit, e ka smufuar suksesin në identifikimin e 24 personave që shëtisnin të qetë rrugëve të Tiranës, pranë gjimnazeve me doza dogrash nëpër xhepa.

Por të dhënat që lidhen me zbardhjen e një prej akteve më të rënda ku u sulmua një familje e tërë për t’u ekzekutuar, sipas Policisë, janë sekret hetimor dhe s’mund të bëhen publik, ndërkohë që vrasësit e morën mesazhin se Policia i ka emrat e tyre dhe shumë lehtë mund t’iu bashkohen të shumëkërkuarve të tjerë të drejtësisë në vende, me të cilat Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

MASAKRA NË DON BOSKO

Vrasja e banakieres Mimoza Paja në barin ku punonte në zonën e Don Boskos si dhe plagosja e 5 personave të tjerë tashmë duket se ka emra konkretë. Ose të paktën kështu u tha nga ana e Policisë së Tiranës. Pretendohet se grupi hetimori i ngritur për të hetuar rastin nga analizimi i dëshmive, pamjeve të kamerave të sigurisë dhe provave të lëna pas nga autorët, ka rënë në gjurmë të tyre. “Është një hetim që do të marrë kohën e nevojshme.

Policia ka informacione për persona konkrete të përfshirë në këtë ngjarje. Për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të japim detaje në këto momente, por nëse do të kemi informacion do t’ua përcjellim”, tha Tonin Vocaj. Pista kryesore hetimore ku Policia dhe Prokuroria e kryeqytetit është fokusuar është pikërisht ajo e hakmarrjes për shkak të disa ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura kohëve të fundit ku në skenë si person që ka dijeni ka dalë emri i Fatjon Muratit, i cili prej 12 marsit është në arrati. Ai e theu masën e sigurisë arrest shtëpie ku ishte lënë nga Gjykata pasi dyshohej i implikuar në zbulimin e 2 bazave me armatim në kryeqytet. Policia tha se e kishte kontrolluar herë pas here dhe se Murati rrinte në shtëpi, por ditët e ngjarjes së rëndë, Fatjon Murati rezultoi i zhdukur jo vetëm nga shtëpia e tij, por madje edhe nga Shqipëria.

OPERACIONI ANTIDROGË

Të rinj të veshur sport, burra në moshë të mesme, me makina të thjeshta dhe pa asnjë luks në dukje, 24 persona, mes tyre 2 vajza, prej shumë kohësh shpërndanin drogra të të gjitha llojeve në kryeqytet. Kryesisht nëpër gjimnazet e njohura të Tiranës, përfshi edhe Kamzën. Sipas të dhënave të Policisë tregun e shitjes ata e kishin siguruar pranë lokaleve të natës dhe shkollave të ndryshme në Tiranë dhe Kamzë.

Falë hetimeve të nisura që në janar të këtij viti Policia në bashkëpunim me Prokurorinë, të cilët thanë se kanë përdorur mjete të specializuara për të realizuar identifikimin, arritën të provojnë se shpërndarësit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vepronin të ndarë në disa grupe. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zona si Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut, shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, Ish-Parku, Lapraka etj. 24 shpërndarësit mësohet se ishin angazhuar për të mos u identifikuar nga policia, ndaj shumicën e kohës ata udhëtonin me linjat urbane të kryeqytetit për të mbërritur në destinacion. Shpërndarjen e drogës ata e kryenin duke lëvizur me transport publik ndërsa për drogëra të ndryshme përdornin kode që nga përgjimet ka rezultuar se kur flisnin për kokainën ata i referoheshin si ‘pluhuri i zanave’.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale më shumë se 2 kilogramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra dhe 29 aparate celulare. Pas arrestimit të shpërndarësve Policia është orientuar drejt identifikimit të furnizuesve të tyre. Pritet zbërthimi i celularëve të të arrestuarve për të shkuar në emra konkret por paraprakisht ka dyshime se ata janë nga FushëKruja. Nga këta 4 vijojnë të jenë në kërkim, por Policia i ka emrat, ndërsa 20 të tjerë, janë të prangosur. Baza mësohet se ishte në zonën e Yzberishit, prej nga ku bëhej edhe shpërndarja e grupeve që kishin piketuar zonat e veta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura