Zbulohet romani erotik i presidentit francez për gruan, Brigitte

Jan 15, 2018 | 11:20
SHPËRNDAJE

Deri dje dinim vetëm që Macron ishte autor i një libri të vetëm të publikuar në Francë në vitin 2016, por me sa duket, shumë kohë më parë, Emmanuel kishte shkruar një roman erotik. E ka zbuluar këtë “Brigitte Macron l’affranchie”, biografia e dedikuar bashkëshortes se tij, Brigitte.3-1510394726

Libri do të jetë në libraritë franceze pas 17 janarit dhe është shkruar nga gazetarja Maelle Brun. Ishte viti 1993 kur 16-vjeçari Emmanuel kishte njohur prej pak kohësh atë që do të bëhej më vonë zonja e parë e Francës, dhe që në atë kohë drejtonte teatrin e shkollës “la Providence” në Amiend.

Brigitte-Macron-diet-1126641

Siç ka treguar shumë herë Presidenti, për të ishte dashuri me shikim të parë. Në dimrin e shkuar u kujdesën të dy për të shkruar “Artin e komedisë”, një pjesë teatrale. Pas saj Macron shkroi disa poezi dhe, siç zbulohet së fundmi edhe një pjesë më intime.

Gazetarja ka intervistuar atë që dikur ishte fqinja e Brigitte, së cilës adoleshenti Emmanuel i kërkoi ndihmë për të shtypur romanin.

5570c236808922a63a58dd6b08077fbc

“E njihja, sepse asokohe banonim në të njëjtën lagje dhe një ditë më kërkoi ndihmë që të shtypnim romanin. Ishte një libër që sapo e kishte shkruar. Sigurisht, që nuk kishte përdorur emrat realë, por mendoj që kërkonte të shprehte atë që ndiente në atë periudhë”. – Sot, gruaja sigurisht që është bërë pishman që nuk ka ruajtur një kopje të atij libri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura