Zbulohet rezidenca e Ronaldos, komshi me presidentin e Ferrarit

Jul 30, 2018 | 15:03
SHPËRNDAJE

Kristian Ronaldo është zyrtarizuar si një lojtar i Juventusit që para 3 javësh dhe tashmë pritja për tifozët bardhezi ka marrë fund. Lojtari portugez mbërriti përfundimisht në Torino dhe është në pritje për të filluar punën së bashku më skuadrën. Ndërkohë është zbuluar edhe rezidenca e Ronaldos në Itali ku ai do të akomodohet.

123-13

Ai do të ketë 2 vila në pyll, në zonën e Grand Madres, aty ku jeton edhe presidenti i Ferrarit, Xhon Elkan. Ndërkohë apartamenti nga brenda është i modifikuar në mënyrën perfektë për portugezin me ambiente si palestër dhe pishinë e mbuluar. E veçanta në akomodimin e luzitanin, qëndron në faktin se në një prej vilave do të jetojë lojtari, ndërsa tjetra do të jetë për privatësinë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura