Zbulohet propozimi surprizë i opozitës, amendament kushtetues për shkarkimin e Arta Markut

Jan 15, 2018 | 17:02
SHPËRNDAJE

Deputetët e opozitës kanë mbledhur sot firma për të propozuar ndryshimin e Kushtetutës në nenin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

grupi-doc

 

Në nenin e parë të këtij propozimi thuhet se me miratimin e tij shkarkohet prokurorja e përkohshme Arta Marku.

Ndërkohë më tej procedura duhet të kalojë përmes propozimit të emrave nga Gjykata Kushtetuese dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm me 3/5 e votave.

“Deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm sipas procedurës së parashikuar në nenin 148/a të Kushtetutës, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidaturave të propozuara nga Gjykata Kushtetuese, për një mandat të përkohshëm. Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën e caktuar për zgjedhjen brenda 10 ditëve nga propozimi, kandidati i rendit i pari, që ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar sipas ligjit, konsiderohet i emëruar”, thuhet në propozimin e demokratëve dhe LSI-së.

Ndërsa në relacion argumentohet se “Miratimi i këtij projektligji, dhe përzgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm, të paanshëm dhe të pavarur politikisht, do të rikthente ligjshmërinë në funksionimin e sistemit të prokurorisë, si dhe do të garantonte zbatimin e Refomës në Drejtësi, sipas parashikimeve të ndryshimeve kushtetuese të 22 Korrikut 2016, duke siguruar njëkohëhsisht efektet e pritshme të saj dhe rikthimin e besimit të publikut tek organet e sistemit të drejtësisë. Për këtë qëllim, ftojmë të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të miratojnë këtë propozimi”.

vendimi

vendimi 1 copy

relacioni

vendimi1

vendimi2

vendimi 3

vendimi4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura