Zbulohet prapaskenat e mbledhjes te Juventusi/ Skuadra votëbeson Pirlon, pakt pas humbjes me Interin

Jan 20, 2021 | 14:54
SHPËRNDAJE

Juventusi ka qëndruar më gjatë sesa mikpritësit e tyre në stadiumin “San Siro”. Të dielën, pas përfundimit të ndeshjes së humbur me zikaltrit, futbollistët bardhezi kanë pritur trajnerin Pirlo dhe kapitenin Kielini, të vetmit që dolën përpara gazetarëve, për të pasur një mbledhje skuadre.

FC Inter vs Juventus FC

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, lojtarët panë njëri-tjetrin në sy dhe nuk nguruan që të analizojnë situatën dhe çfarë nuk shkoi, duke parë mënyrën sesi humbën kundër Interit.

Më të mëdhenjtë si Kielini, Bonuçi, Bufon, por edhe Ronaldo morën fjalën të parët dhe së bashku diskutuan çështjet që nuk shkojnë, edhe përpara Andrea Pirlos dhe stafit të tij.

Italy: Juventus Calcio Vs UC Sampdoria

Siç mësohet, edhe vetë trajneri ka dashur që të pyesë lojtarët nëse problemi ishte ai, por përgjigjja ka qenë unanime, duke mbrojtur trajnerin e tyre. Dhe për më tepër, lojtarët kanë bërë një pakt mes tyre për të reaguar, për të shfaqur më shumë përqendrim në fushë, duke nisur nga Superkupa me Napoli.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura