Zbulohet plani/ SHBA kërkon baza të reja, shton ushtarakët në Greqi

Sep 6, 2018 | 13:14
SHPËRNDAJE

SHBA po shqyrton zgjerimin e mëtejshëm të pranisë ushtarake në Greqi, duke përfshirë rritjen e aksesit për avionët dhe anijet e SHBA-ve dhe rritjen e stërvitjeve të përbashkëta atje. Deklarata u bë nga kreu i përgjithshëm i shefave të përbashkët ushtarakë në SHBA, gjeneral Joseph Dunford, sipas “Military Times”.

takimi greqi

“Nëse shikoni gjeografikisht operacionet e tanishme në Libi, operacionet aktuale në Siri, operacionet e mundshme të tjera në Mesdheun lindor, duket se gjeografia e Greqisë dhe mundësitë këtu janë shumë të rëndësishme”, tha Dunford. Ai tha gjithashtu se rritja e përdorimit të bazave greke nuk ishte i lidhur me marrëdhëniet e SHBA me Turqinë dhe se SHBA pret që përdorimi i bazës ajrore të Incirlik do të vazhdojë. Megjithatë, marrëdhëniet e SHBA-Turqisë janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë disa viteve të fundit lidhur me mosmarrëveshjet rreth politikës amerikane në Siri, grushtit të dështuar të vitit 2016 në Turqi dhe blerjes nga Turqia të sistemit të mbrojtjes raketore ruse, S-400.

Këtë muaj, avokatët për qeverinë turke kanë kërkuar të ndalojnë fluturimet e avionëve të SHBA nga baza Incirlik, pasi ata janë në ndjekje të disa oficerëve të Forcave Ajrore të SHBA, për të cilët pretendojnë se ishin të lidhur me përpjekjen e grushtit të shtetit të korrikut të vitit 2016. Zyrtarët amerikanë, të cilët folën me gazetarët që udhëtonin me Dunford, thanë se nuk janë identifikuar baza specifike në Greqi, por gjenerali i Ushtrisë së Europës, Komandanti i Përgjithshëm i Aleatëve, Curtis Scaparrotti, po vlerëson disa opsione për rritjen e trajnimit të fluturimeve nga SHBA, thirrjet për porte për të bërë riparime me anije të avancuara dhe ushtrime të tjera multilaterale.

“Këto janë diskutime që Gjenerali dhe të tjerët po i bëjnë tani, pasi ata po shohin rajonin, sa i përket vendit ku duan të vendosin forcat”, brenda një periudhe nga 5 deri në 10- vjeçare, sipas një zyrtari. Plani për rritjen e pranisë ushtarake të SHBA në Greqi vjen në një kohë kur Greqia po përballet me tensione me Rusinë dhe Turqinë, sipas zyrtarëve amerikanë. “Greqia ka njohur të njëjtën paqëndrueshmëri që kemi vërejtur edhe ne”, tha zyrtari duke shtuar se, “Ata gjithmonë kanë pasur nervozizëm për Turqinë, aleatin e tyre të NATO”.

Diskutimet për një zgjerim të pranisë ushtarake amerikane vijnë në një kohë kur ka nisur përdorimi i porteve greke dhe bazave ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Këtë pranverë, SHBA nisi të përdorë dronë të paarmatosur “MQ-9 Reaper” nga baza e Forcave Ajrore në Larisa të Greqisë. Dunford tha se SHBA nuk po kërkon një bazë të re të përhershme, por ka diskutuar mundësitë shtesë për kalimin e ushtrimeve ushtarake ose të ushtrimeve shtesë shumëpalëshe.

Pavarësisht nga kriza e vet ekonomike, Greqia gjithashtu ka vazhduar të shpenzojë 2 për qind të PBB-së së saj në mbrojtje, duke përfshirë nënshkrimin e një kontrate prej 1.5 miliard dollarësh me SHBA-në për të përmirësuar avionët ushtarakë.

Marrëveshja u nënshkrua në pranverë, me detajet përfundimtare që pritet të përfundojnë këtë vjeshtë. Greqia po ashtu do të marrë 70 helikopterë “OH58” nga ushtria amerikane përmes programit të artikujve të mbrojtjes së SHBA dhe ka kontraktuar për të përmirësuar katër prej avionëve të saj të zbulimit “P-3 Orion”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura