Zbulohet pasaporta greke që përdorte Arben Frroku në Hollandë

Apr 29, 2016 | 21:02
SHPËRNDAJE

Zbulohet pasaporta false që përdorte i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku në Hollandë. Panorama.al ka siguruar foton e pasaportës greke e cila mban emrin e shtetasit shqiptar Renato Tsepa. 

Kjo pasaportë është paraqitur nga i dënuari Arben Frroku sapo ai ka hyrë në territorin e Hollandës.

Arben Frroku u ndalua më datën 6 Mars në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit, nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, për verifikim dokumentacioni. Ai ka paraqitur një pasaportë dhe patentë greke, me identetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më 15 Nëntor të vitit 1967.

Në pasaportë shkruhet se dokumenti ishte lëshuar në vitin 2013 dhe skadonte në vitin 2018. Policët holandeze dyshuan se dokumentat ishin të falsifikuar.

pasaporta-e-arben-frrokuit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura