Zbulohet parcela me kanabis në Picar të Gjirokastrës, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit

Aug 8, 2022 | 9:53
SHPËRNDAJE

Një parcelë kanabisi është zbuluar nga uniformat blu në fshatin Picar të Gjirokastrës. Policia njofton se ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. 

policia makine

Ndërkohë që po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si rezultat i kontrollit të territorit, në fshatin Picar, Gjirokastër, në një zonë të pyllëzuar, gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan.

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin B. R., 50 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura