Zbulohet një asteroid i ri, sonte do kalojë pranë Tokës, por a do ketë ndikim? (FOTO)

Apr 20, 2015 | 15:00
SHPËRNDAJE

Një asteroid i sapozbuluar, “2015 HD1” do të kalojë fare pranë Tokës, vetëm 75 mijë kilometra nga planeti ynë, sa një e pesta e distancës hënore. Sipas astronomëve trupi qiellor, i cili ka një diametër prej vetëm 15 metrash, nuk përbën rrezik sepse nuk ka rrezik ndikimi. Momenti më i mirë për ta parë do të jetë sot rreth orës 23:30.

Asteroid drejt Tokës

Ky i asteroidit “2015 HD1 është një pasazh shumë, shumë i afërt” tha astrofizikanti Gianluca Masi, kreu i Virtual Telescope.

“Momenti i distancës më të afërt do të jetë nesër në mëngjes në orën 10:11, por koha për të parë më mirë do të jetë sonte rreth 23:30”, tha ai.

Një asteroid duke iu afruar Tokës

Aestoridi s’do të mund të shihet me sy të lirë, sepse ai lëviz me pothuajse 60 mijë kilometra në orë. Shfaqjen e bukur natyrore mund ta shijoni duke përdorur teleskopët me të paktën një diametër prej 40 centimetrash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura