Zbulohet ngjarja që vuri në lëvizje Policinë gjatë natës në Tiranë, dyshohet se autorët në mënyrë të qëllimshme…

Mar 21, 2023 | 8:38
SHPËRNDAJE

-800-0-1598771895_policiaelbasannaten-770x434-1

Policia e Tiranës ka nisur të hetojë se çfarë fshihet pas një tjetër ngjarje kriminale që ka ndodhur natën që lamë pas, 21 mars.

Gazetari i Panorama TV bën me dije se në zonën e Alliasit, gjatë natës, është raportuar për djegien e një automjeti.

Nga ngjarja nuk janë shkaktuar lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë paraprakisht ka dyshime se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Policia nuk ka dalë me njoftim zyrtar ende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura