Zbulohet nekrologjia e shkruar nga vetë Ennio Morricone: Unë kam vdekur, po iki pa ju shqetësuar. Për ty lamtumirën më të dhimbshme…

Jul 6, 2020 | 18:42
SHPËRNDAJE

Enio Moricone1Kompozitori me famë botërore, Ennio Morricone është ndarë mbrëmë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Vetë Ennio Morricone ka lënë një letër emocionuese, ku vendosi të njoftojë me fjalët e tij ndarjen nga jeta.

Nekrologjia e shkruar me dorën e Ennio Morricones është publikuar nga “Che tempo che fa”, e moderatorit italian Fabio Fazio, ku kompozitori legjendarë në pak fjali përmend emrat e njerëzve të jetës së tij.

“Unë, Ennio Morricone kam vdekur. Ua njoftoj kështu të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg, që i përshëndes me shumë dashuri. Është e pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio-n dhe Roberta-n, miq të dashur shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë.

Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe të mbahet një funeral privat: Nuk dua t’ju shqetësoj.

Përshëndes ngrohtësisht Ines, Laura, Sara, Enzo dhe Norbert, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës sime me mua dhe familjen time. Dua të kujtoj motrat e mia Adriana, Maria, Franca dhe partnerët e tyre me dashuri dhe t’u them se i kam dashur shumë.

Një përshëndetje e fortë dhe e thellë për fëmijët e mi Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen e djalit, Monica dhe nipërit e mbesat e mia Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca.

Shpresoj që ata ta kuptojnë se sa shumë i kam dashur. E fundit, por jo më pak e rëndësishme (Maria). Për të ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Për ty lamtumirën më të dhimbshme”.

– Fjalët e Ennio Morricone për nekrologun janë shkruar me dorën e tij.

Enio Moricone1

Enio morricone nekrologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura