Zbulohet ndërmjetësi, ja personi që ndërhyri në emër të Dodës te gjyqtari Miri

Nov 11, 2017 | 18:40
SHPËRNDAJE

Zbulohet personi që luante rolin e ndërmjetësit mes të kërkuarit për vrasje Gentian Doda dhe gjyqtarit Shkëlqim Miri, në pranga që dje pas kontrollit të bërë në banesë, ku iu zbuluan qindra mijëra euro, për lirimin e të kërkuarit.

shkelqim miri

“News 24” raporton se shtetasi A.Buci është kushëriri i të kërkuarit Gentian Doda dhe personi që bëri dorëzimin e parave si ryshfet për gjyqtarin Miri.

Mësohet se Buci i ka dorëzuar paratë kushëririt të gjyqtarit, i cili u ndalua një ditë më parë me rolin e ndërmjetësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura