Motivacioni zyrtar i shkarkimit të Ylli Manjanit nga posti i ministrit

Jan 31, 2017 | 7:22
SHPËRNDAJE

Në shkresën e firmosur nga Kryeministri Edi Rama për motivacionin e shkarkimit të Ylli Manjanit dhe zëvendësimin e tij me Petrit Vasilin thuhet: “Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.edi-rama-dhe-ylli-manjani-600x400

Ky vendim vjen pas një situate të tensionuar në gjirin e koalicionit qeverisës gjatë fundjavës, për shkak të disa deklaratave të forta të përfaqësuesve të LSI-së kundër punës së qeverisë apo eksponentëve lokal socialistë, raporton “Tv Klan”.

Gjatë ditës së sotme Kryeministri u takua fillimisht me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, njëkohësisht dhe kryetar i LSI-së, Ilir Metën. Më pas ky i fundit thirri në zyrën e tij Manjani. Ylli Manjani, u emërua në fund të vitit 2015. Ai është ministri i tretë i LSI-së që largohet nga qeveria, pas ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe më pas të ish ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura