Zbulohet mesazhi që futi në kurth Ismailin, Ambra i shkruajti: Eja, dua të të takoj

Jul 27, 2015 | 22:23
SHPËRNDAJE

Mesazhi që e çoi në grackë Ismail Lullin, shqiptarin e ekzekutuar nga shoket e tij per xhelozi, ishte derguar nga telefoni i Ambres.

C_4_articolo_2124859_upiImagepp
“Eja, dua të të takoj”, ishte teksti qe ka mberritur ne telefonin e Ismailit, derguar nga numri i te dashures se Igli Metes.

“Tgcom” raporton se Ambra ka plotësuar kërkesën e të dashurit të saj dhe i ka dërguar një sms Ismailit ku i kërkonte ta takonte.

Por pavarësisht këtij fakti, studentja me origjinë nga Maqedonia nuk rezulton mes personave të përfshirë në vrasjen e të riut.

“Nuk mendova se Igli do ta vriste” ,- mësohet tu ketë thënë vajza hetuesve të çështjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura